image Zyrtarët perëndimorë: Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj

Botë

Zyrtarët perëndimorë: Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj

news image

Presidenti rus mund t’i shpallë luftë zyrtarisht Ukrainës më 9 maj që do t’i mundësojë t’i mobilizojë plotësisht forcat rezervë të ushtrisë ruse sipas zyrtarëve perëndimorë.

9 maji që njihet si “Dita e Fitores” në Rusi, përkujtoj fitoren ndaj nazistëve në vitin 1945.

Zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të asaj dite për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë, një përshkallëzim të madh armiqësor – ose të dyja, shkruan CNN.

Zyrtarët kanë filluar të përgatisin një skenar, që është se Putini i shpall zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj. Deri më sot, Putini ka këmbëngulur t’i referohet konfliktit brutal prej muajsh si një “operacion ushtarak special”, duke ndaluar në mënyrë efektive fjalë të tilla si pushtimi dhe lufte.

Çfarë do të thotë shpallja zyrtare e luftës: Një deklaratë zyrtare e luftës mund të forcojë potencialisht mbështetjen publike për pushtimin. Gjithashtu, sipas ligjit rus, do t’i lejonte Putinit të mobilizojë forcat rezervë dhe të rekrutojë rekrutët, për të cilët zyrtarët thonë se Rusia ka shumë nevojë për shkak të mungesës në rritje të fuqisë punëtore.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë vlerësuar se të paktën 10,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë që kur Rusia e pushtoi Ukrainën pak më shumë se dy muaj më parë.

/GazetaSinjali/