image Zyrtarët e Qeverisë i shpallën "Non Grata", Tahiri i fton gastronomët për kafe

Kosovë

Zyrtarët e Qeverisë i shpallën “Non Grata”, Tahiri i fton gastronomët për kafe

news image

Pas reagimit të Shoqatës së Gastronomëve kundër masave antiCOVID, duke e shpallur Qeverinë Hoti “Non Grata, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri i ka ftuar gastronomët për kafe.

“Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!”, ka shkruajtur Tahiri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot masat e reja që pritet të miratohen për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kundër këtyre masave kanë dal gastronomët e vendit.  Si kundërpërgjigje për këto masa, ata i kanë shpallur 21 zyrtarë të shtetit si persona të padëshiruar nëpër lokalet e tyre. /Gazeta Sinjali/