image AAK kundërshton Projektligjin për Fondin Sovran: E dëmton ekonominë e vendit

Politikë

AAK kundërshton Projektligjin për Fondin Sovran: E dëmton ekonominë e vendit

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në lidhje për Projektligjin për Fondin Sovran që do të trajtohet në seancë plenare të së enjtes.

Tahiri, theksoi se e kundërshtojnë këtë, pasi sipas tij, është kundërkushtetues.

“Ligji për Fondin Sovran është caktuar të ketë esencë penale, është një ligj që e dëmton në esencë funksionimin e çfarë logjike ekonomike në këtë vend. Aleanca e kundërshton është po ashtu kundërkushtetues”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

“Zotëri Kurti në të gjitha proceset ka blerë kohë nuk ka krijuar zgjidhje. Ka akumuluar probleme dhe nuk ka bërë asnjë zgjidhje”.

/GazetaSinjali/