image Zyrtarët e ATK-së duan të bëhen deputetë, drejtori iu vë kusht

Kosovë

Zgjedhje/ Zyrtarët e ATK-së duan të bëhen deputetë, drejtori iu vë kusht

news image

Tashmë në listat për deputet  të subjekteve politike janë edhe disa punonjës të Administratës Tatimore, të cilët duhet që deri me 16 shtator të tregojnë zyrtarisht se janë në pozitë apolitike, e ku ligji nuk lejon që në të njëjtën kohë edhe të jenë kandidatë  i subjekteve politike edhe punonjës në institucione.

Drejtor i Administratës Tatimore Ilir Murtezi, tha  për “Syri.net” se ATK-ja i është adresuar të gjithë zyrtarëve të saj që të respektojnë përgjegjësitë që dalin nga Ligji i Administratës Publike dhe i cili është i qartë në këtë drejtim dhe ka vendosur rregulla strikte që nuk lejon që zyrtarët e shërbyesit civil që në  të njëjtën kohë të jenë edhe shërbyes civile dhe në pozita të partive politike.

“I kemi dhënë hapësirë që deri me 16 shtator duhet të deklarohen se do të mbajnë pozita në parti politike apo duan të vazhdojnë punën si shërbyes civil në ATK. Secili që është i angazhuar në politik, duket të deklarohen deri në atë periudhë dhe pas 16 shtatorit do të ketë veprime ndja tyre sipas ligjit”, tha drejtori i ATK-së. 

Ndërsa sa i përket  kandidatit  i PDK-së për deputet Shaqir Totaj, Ilir Murtezi, tha se ai ka kërkuar lirimin e tij nga detyra dhe ligji nuk lejon që zyrtarët apo shërbyesit civil që në të njëjtën kohë të mbajnë pozitë në parti politike e njëkohësisht të jetë edhe shërbyes civil. Ai ka parashtruar kërkesë për dorëheqje e cila është pranuar./Gazeta Sinjali/