image Zyrtare: Zhdrella rinovon me Llapin edhe për një sezon

Futboll

Zyrtare: Zhdrella rinovon me Llapin edhe për një sezon

news image

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Mentor Zhdrella ka nënshkruar me skuadrën e Llapit.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan, përcjell Sinjali Sport.

Zhdrella ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion tjetër me “bardhekaltrit” nga Podujeva.

Zhdrella ishte lojtar i lirë, pasi kontrata me Llapin i skadoi në qershor, megjithatë dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

“Kapiteni Mentor Zhdrella vazhdon bashkëpunimin me Llapin edhe për një edicion tjetër”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Llapit.

Zhdrella ishte pjesë e Llapit në katër vitet e kaluara nga ku kishte bërë 100 paraqitje, 20 gola dhe 30 asistime. /GazetaSinjaliSporti/