image Përleshje mes tifozëve në Podujevë, 'fluturojnë' karriget nga tribunat - VIDEO

Futboll

Përleshje mes tifozëve në Podujevë, ‘fluturojnë’ karriget nga tribunat – VIDEO

news image

Derbi i zhvilluar në Podujevë në mes të Llapit e Ballkanit dhuroi futboll shumë cilësor, por pas përfundimit të takimit filluan përleshjet e tifozëve me çka pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës.

Llapi përfundimisht doli fituese nga ky takim me përmbysje të rezultatit, për ta çuar Ballkanin në pozitën e dytë, ndërsa vetë qëndrojnë aty ku ishin.

Tensionet në tribuna filluan me të vërshëllyer gjyqtari për fundin e takimit, ku u panë tifozët duke u përleshur me karrige, ndërsa nuk mungoi intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët fillimisht bllokuan rrugën e pastaj arrestuan akterët e dhunës dhe ata që shkaktuan dëm në stadiumin Zahir Pajaziti.

/GazetaSinjaliSport/