image Pamje kur tifozët hodhën karriget jashtë stadiumit në Podujevë, u rrezikuan edhe kalimtarët

Futboll

Pamje kur tifozët hodhën karriget jashtë stadiumit në Podujevë, u rrezikuan edhe kalimtarët

news image

Derbi i zhvilluar në Podujevë në mes të Llapit e Ballkanit dhuroi futboll shumë cilësor, por pas përfundimit të takimit filluan përleshjet e tifozëve me çka pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës.

Llapi përfundimisht doli fituese nga ky takim me përmbysje të rezultatit, për ta çuar Ballkanin në pozitën e dytë, ndërsa vetë qëndrojnë aty ku ishin.

Tensionet në tribuna filluan me të vërshëllyer gjyqtari për fundin e takimit, ku u panë tifozët duke u përleshur me karrige, ndërsa nuk mungoi intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët fillimisht bllokuan rrugën e pastaj arrestuan akterët e dhunës dhe ata që shkaktuan dëm në stadiumin Zahir Pajaziti.

Nga disa pamje të publikuara së fundmi, shihet se si tifozët hodhën karriget jashtë stadiumit “Zahir Pajaziti”, duke rrezikuar kështu edhe kalimtarët.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 21 persona, derisa dy zyrtarë policorë dhe tre tifozë kanë mbetur të lënduar nga përleshja në Podujevë.

/GazetaSinjali/