Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht transferohet në Amerikë, te skuadra Chicago Fire, raporton Sinjali Sport.
Skuadra e Chicagos përmes një videoje kreative njoftoi për transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova.
The A̶l̶p̶i̶n̶e Lake Michigan Messi. #cf97 | @XS_11official pic.twitter.com/ekiHoGhIoY
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 9, 2022
Ylli i kombëtares së Zvicrës iu bashkua amerikanëve për 7 milionë euro dhe do ta vesh fanellën me numër 10.
Chicago ka kompletuar marrëveshjen edhe me skuadrën e Lyonit, ku erdhi edhe ky njoftim menjëherë pasi janë zyrtarizuar të gjitha gjërat.
Shaqiri do jetë transferimi i tretë i madh për futbollin në kontinentin e ri, pasi Douglas Costa iu bashkua LA Galaxys dhe Thiago Almada që u transferua te Atlanta United.
30 vjeçari aventurën e re do ta ketë në një kontinent tjetër, kurse ka bërë një karrierë mjaft të suksesshme në Evropë, duke luajtur për skuadra si Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon së fundmi.
Xherdani ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë, Premier Leaguen një herë dhe Bundesligën tre herë, derisa ka fituar edhe Kupa e Superkupa. /Gazeta Sinjali Sporti/