Xavi Hernandez zyrtarisht është trajneri i ri i Barcelonës, pasi ai hoqi dorë nga klubi i Al Sadd, shkruan Sinjali Sporti.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga vet klubi spanjoll në profilin e tyre në Twitter.
Në orët e para të së shtunës, Barcelona edhe zyrtarisht njoftoi në rrjetet e saja sociale se Xavi Hernandez do të jetë trajneri i tyre i ri.
Kështu, Xavi bën rikthimin e madh në “Camp Nou”, por këtë here si trajner i katalonasve.
Spanjolli ishte pjesë e Barcelonës deri në vitin 2015, kur kaloi në Al-Sadd, aty ku në vitin 2019 u bë trajner.
Xavi u tregua mjaft i suksesshëm, duke fituar trofe me klubin e tij.