Kanë filluar largimet nga skuadra e Barcelonës, ku tani nga klubi në formë huazimi është larguar edhe Carles Alena.
Alena i është bashkuar Getafes, në formë huazimi deri në fund të sezonit 2020/21, shkruan Sinjali Sportiv.
Barcelona njoftoi se marrëveshje është arritur dhe futbollisti do të jetë pjesë e Getafes.
Alena ka zhvilluar 43 ndeshje me Barcelonën, ku ka arritur të shënojë tre gola.