image ZYRTARE: Tuchel emërohet trajner i ri i Bayernit

Futboll

ZYRTARE: Tuchel emërohet trajner i ri i Bayernit

news image

Bayerni ka zyrtarizuar Thomas Tuchel si trajnerin e tyre më të ri të klubit.

Tekniku gjerman ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë, të vlefshme deri në qershor 2025.

Tuchel do të nisë këtë kapitull të ri të hënën me seancën e parë stërvitore.

Ndërkohë paraprakisht, klubi gjerman njoftoi për shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann, duke i ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm.

Sipas BILD, shkarkimi i tij do t’i kushtojë Bayernit plot 30 milionë euro.

/GazetaSinjaliSport/