image Dortmund dështon ta rikthejë titullin pas 11 vitesh, Bayerni vazhdon hegjemoninë duke u shpallur kampion i Bundesligas

Futboll

Dortmund dështon ta rikthejë titullin pas 11 vitesh, Bayerni vazhdon hegjemoninë duke u shpallur kampion i Bundesligas

news image

Dortmund ka dështuar që të stoliset me titullin kampion, duke e lëshuar këtë mundësi në xhiron finale të sezonit, raporton Sinjali Sport.

Skuadra gjermane e kishte në duart e tyre fatin e titullit kampion përpara një xhiro pa përfunduar edicioni, ku me një fitore potenciale ndaj Mainz, ata do të shpalleshin kampion pas 11 vitesh.

Sidoqoftë, ata kanë dështuar ta bëjnë këtë, duke barazuar ndaj Mainz me rezultat 2-2 në Signal Iduna Park.

Ndonëse ishin duke humbur, Bayerni po i bënte një ‘dhuratë’ Dortmundit, pasi Kolni barazoi rezultatin, megjithatë kjo zgjati fare pak.

Goli i Jamal Musialas në minutën e 89-të ndaj Kolnit i dha epërsinë bavarezëve për 2-1, gol që kishte peshën e titullit, duke ia përfunduar ‘ëndrrën’ Dortmundit për t’u bërë kampion.

Bayern bëhet kampion i Bundesligas me 71 pikë të mbledhura, po aq sa ka edhe Dortmund, por me golaverazh më të dobët.

Ky është titulli i 11-të radhazi i Bayernit dhe i 33-të në total në histori të klubit.

/GazetaSinjaliSport/