image ZYRTARE: Tolisso largohet nga Bayerni

Futboll

ZYRTARE: Tolisso largohet nga Bayerni

news image

Klubi gjerman, Bayern Munich ka konfirmuar largimin e mesfushorit Corentin Tolisso.

Mesfushori francez do t’i japë fund aventurës së tij pesë-vjeçare me klubin gjerman.

27-vjeçari u transferua te gjermanët nga Olympique Lyon për sezonin 2017/18 dhe bëri 118 paraqitje konkurruese për FC Bayern, duke shënuar 21 gola. 

Ai festoi pesë kampionate gjermane në Mynih, dy herë duke fituar Kupën DFB dhe katër fitore të Superkupës së DFL. Ai gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës me FC Bayern.

/GazetaSinjaliSport/