Real Madrid ka njoftuar se portieri i parë i ekipit, Thibaut Courtois, ka zgjatur kontratën, shkruan Sinjali Sport.
Gardiani belg zyrtarisht ka rinovuar kontratën me “Los Blancos” që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2026.
Comunicado Oficial: Courtois.#RealMadrid | #Courtois2026
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 16, 2021
Courtois iu bashkua mbretërve në vitin 2018 nga Chelsea.
Pas paraqitjeve të mira skuadra madrilene vendosi ta shpërblejë 29-vjeçarin me rinovim të kontratës. /Gazeta Sinjali Sporti/