Ndeshja në mes të Sampdorias dhe Hellas Verona është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Federata italiane ka thënë se kjo ndeshje planifikohet të luhet të mërkurën më 13 maj, së bashku me pesë ndeshjet e tjera, përfshirë lojën e Juventusit ndaj Inter Milanit.
Qeveria italiane ka ndaluar aktivitetin sportiv deri më 8 mars në rajonet veriore të Lombardisë, Veneto dhe Emilia-Romagna.
Teksa kujtojmë se të enjten, Interi e fitoi ndeshjen ndaj Ludogorets, e cila u luajt me dyer të mbyllura në “San Siro”./Gazeta Sinjali/