image ZYRTARE: Sergio Ramos largohet nga Real Madrid

Futboll

ZYRTARE: Sergio Ramos largohet nga Real Madrid

news image

Sergio Ramos edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me klubin e Real Madridit, njofton klubi madrilen, përcjell Sinjali Sport.

Kapiteni i Los Blanco largohet pas 16 viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”.

Ardhja e Ancelottit duke se nuk ka ndikuar për rinovim, pasi që 35 vjeçari dëshiron aventurë të re në karrierën e tij.

Ramos u transferua te mbretërit në vitin 2005 nga Sevilla, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në histori të klubit.

Nesër në ora 12:30 do të takohet me Presidentin Florentino Perez, ku do të përshëndeten dhe do t’i bëhet lamtumira. /Gazeta Sinjali Sporti/