image Nga Real Madridi te Fulhami, Arbeloa merr drejtimin e klubit anglez

Futboll

Nga Real Madridi te Fulhami, Arbeloa merr drejtimin e klubit anglez

news image

Fulhami ka bërë zyrtar ardhjen e Alvaro Arbeloas në krye të skuadrës, me trajnerin spanjoll që ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë deri në verën e vitit 2029.

Tekniku 43-vjeçar do ta drejtojë klubin londinez pas përfundimit të bashkëpunimit me Marco Silvan, i cili u largua nga Fulhami pas skadimit të kontratës në fund të sezonit të kaluar.

Emërimi i Arbeloas vjen në një periudhë me disa lëvizje të rëndësishme në pankinat e klubeve të mëdha. Marco Silva ka kaluar te Benfica, duke zënë vendin e Jose Mourinhos, ndërsa Mourinho është rikthyer te Real Madridi, aty ku zëvendëson pikërisht Arbeloan.

Në sezonin e kaluar, Fulhami e përfundoi garën në Ligën Premier në pozitën e 11-të, nën drejtimin e Marco Silvas.

Arbeloa kishte marrë drejtimin e ekipit të parë të Real Madridit në janar të vitit 2026, pas shkarkimit të Xabi Alonsos. Më herët, ai kishte punuar me grupmoshat e klubit madrilen dhe kishte qenë trajner i Real Madrid Castillas.

Gjatë aventurës së tij në krye të ekipit të parë të Real Madridit, Arbeloa arriti ta dërgonte skuadrën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në kampionat e mbylli sezonin në vendin e dytë të La Ligës. Në Kupën e Mbretit, madrilenët u eliminuan në fazën e 1/8 së finales.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/