image Zyrtare: Rrahmani nënshkruan me Napolin, klubi tregon detajet e kontratës

Futboll

Serie A/ Zyrtare: Rrahmani nënshkruan me Napolin, klubi tregon detajet e kontratës

news image

Napoli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Amir Rrahmanin. Klubi italian ka zyrtarizuar firmën me kapitenin e Kosovës dhe njoftimi u dha nga Napoli, por edhe nga klubi i Hellas Veronës.

Palët kishin gjetur akordin dhe mungonte vetëm zyrtarizimi i përbashkët. Rrahmani ka nënshkruar kontratën e jetës, pasi do të përfitojë 1.8 milion euro në sezon, ndërsa deri në qershor do të jetë në Verona ku do të luajë.

“Napoli lajmëron se ka siguruar shërbimet e Amir Rrahmanit dhe në të njëjtën kohë e ka huazuar atë te Hellas Verona deri në 30 qershor të vitit 2020″, shkruhet në komunikatën e klubit italian. /Gazeta Sinjali/