Franck Ribery sot është prezantuar te skuadra italiane Salernitana, transmeton Sinjali Sport.
Ylli francez ka befasuar të gjithë me skuadrën e re, pasi Salernitana është promovuar këtë edicion në Serie A.
Ribery u prezantua sot para tifozëve të skuadrës së re, të cilët ishin të zhurmshëm dhe të lumtur që një futbollistë si Ribery është transferuar te ekipi i zemrës.
Anësori 38 vjeç, u largua nga Fiorentina pas dy viteve të kaluara aty.
Mesfushori francez njihet për karrierën e bujshme te Bayern Munich, ku luajti nga viti 2007 deri në të 2019-ën, me ç ‘rast i fitoi të gjitha titujt e mundshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/