image ZYRTARE: Real Madridi kompleton transferimin e 16-vjeçarit për 60 milionë euro

Futboll

ZYRTARE: Real Madridi kompleton transferimin e 16-vjeçarit për 60 milionë euro

news image

Real Madridi dhe klubi brazilian Palmeiras kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Endrick Felipe në drejtim të klubit spanjoll.

Fantazisti 16-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 2027, me opsion vazhdimi deri në vitin 2030.

Klubi spanjoll do të t’i paguajë klubit brazilian një paketë prej 60 milionë eurosh, me shtesa të përfshira, teksa madrilenët paguajnë 12 milionë euro taksa.

Braziliani do t’i bashkohet Real Madridit në korrik 2024, kur ai do të mbush 18-vjeç.

Endrick po konsiderohet si një nga lojtarët më me perspektivë për të ardhmen e futbollit, dhe për të kishin shprehur interesim edhe shumë skuadra tjera të mëdha – përfshirë PSG-në, megjithatë Real Madridi në fund arriti që ta rrëmbejë këtë marrëveshje.

/GazetaSinjaliSport/