Takefusa Kubo edhe një sezon do huazohet nga klubi i tij, Real Madrid, transmeton Sinjali Sport.
Talenti japonez u transferua te “Los Blancos” në vitin 2019, e që nga atëherë është huazuar te tri skuadra.
Sezonin 2019/20 e kaloi te Mallorca, më pas në edicionin 2020/21 e filloi te Villarreali, kurse e mbaroi te Getafe.
20-vjeçari sot është huazuar përsëri te Mallorca, që do t’i shërbejë për të pasur më shumë hapësirë dhe minuta për ta treguar vetën.
Mbretërit dhe Mallorca u morën vesh për huazimin e mesfushorit për një stinor.
Comunicado Oficial: Kubo.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 11, 2021