image Zyrtare: PSG huazon Rafinhan te Real Sociedad

Futboll

Zyrtare: PSG huazon Rafinhan te Real Sociedad

news image

Rafinha Alcantara është tashmë një lojtar i Real Sociedad. Klubi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian nga Paris Saint Germain deri në fund të sezonit pa përfshirë në kontratën e tij një opsion blerjeje.

Në mëngjes, lojtari kaloi kontrollin e detyrueshëm mjekësor, i shoqëruar nga Roberto Olabe dhe Erik Bretos, dhe më pas shkoi në zyrat e klubit me përfaqësuesin e tij dhe Mazinho, babain e tij, për të nënshkruar kontratën e re.

Si kuriozitet, lojtari do të mbajë numrin 17 në fanellën e tij dhe se emri i tij do të jetë ‘Rafael’ dhe jo ‘Rafinha’.

/Gazeta Sinjali Sporti/