image Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri, Abdulah Ibrakoviq

Futboll

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri, Abdulah Ibrakoviq

news image

Klubi futbollistik Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.

Bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak, Abdulah Ibrakoviq.

Ibrakoviq është prezantuar para klubit dhe ka stërvitur futbollistët e tij të ri që do t’i menaxhoj.

Boshnjaku ka menaxhuar shumë skuadra boshnjake, kurse klubi i fundit që ishte trajner ishte skuadra austriake Kapfenberg.

Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës te Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës.

Ai e ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevo, në vitet 2013-2015.

Timonieri 51 vjeç para se të bëhej trajner ka qenë edhe futbollist, ku ka luajtur për skuadrat ballkanike.  

/Gazeta Sinjali Sporti/