image ZYRTARE: Pas 18 viteve, Busquets njofton largimin nga Barcelona

Futboll

ZYRTARE: Pas 18 viteve, Busquets njofton largimin nga Barcelona

news image

Pas 18 viteve, Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit spanjoll, ku kanë njoftuar për largimin e 34-vjeçarit.

Busquets ka vendosur të largohet në një moment pozitiv për të dhe për Barçën, pasi ai do të ngrejë sërish trofeun e La Ligës së shpejti, për herë të fundit.

Liga Saudite pritet të jetë e ardhmja e Busquets, pasi bisedimet kuptohet se janë shumë të avancuara – përpara klubeve të MLS, raporton Fabrizio Romano.

Busquets fitoi plot 31 trofe përgjatë 18 viteve në klubin blaugranas.

/GazetaSinjaliSport/