LDK, PDK dhe koalicioni Nisma-AKR-PD kanë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar rinumërimin e votave në zgjedhjet e së dieles, ndërkaq AAK-ja e ka pranuar rezultatin. Por, PZAP ka refuzuar kërkesën për përsëritjen e numërimit të votave, raporton Gazeta Sinjali.
Sot u tha se PZAP-ja ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto ankesa, por partitë politike, përgjigjen e morën brenda ditës.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar mediave.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për te hudhur si te palejuara ankesat e larte theksuara”.