image Lajçak pret përfaqësues nga opozita serbe, flet me ta për dialogun Kosovë -Serbi dhe zgjedhjet atje

Rajon

Lajçak pret përfaqësues nga opozita serbe, flet me ta për dialogun Kosovë -Serbi dhe zgjedhjet atje

news image

Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton për takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas.

Sipas Lajçak, takimi u bë për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Gjithashtu, aty u fol edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.

Postimi i tij i plotë:

U takuam me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ne folëm edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.

/GazetaSinjali/