Norwich City përmes një komunikate me shkrim kanë njoftuar se kanë shkarkuar trajnerin, përcjell Sinjali Sport.
Skuadra e promovuar në Premierligë këtë sezon kanë larguar nga detyra e menaxherit Daniel Farken.
Gjermani sot ia fitoi ndeshjen e parë skuadrës në elitë, tek në xhiron e 11-të, kundër Brentfordit në udhëtim me rezultat 1-2.
Trajneri 45 vjeç ka udhëhequr klubin anglez nga viti 2017 duke e promovuar dy herë skuadrën në Premierligë.
Këtë vit ai e bleu në skuadër Milot Rashicën, i cili ishte edhe transferimi më i shtrenjtë i klubit.
Norwich City can confirm that head coach Daniel Farke has left the club with immediate effect.
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) November 6, 2021
Full statement ⬇️#NCFC