image Erjon Bogdani afër të bëhet trajneri i ekipit të Serie A

Futboll

Erjon Bogdani afër të bëhet trajneri i ekipit të Serie A

news image

Erjon Bogdani ka zbuluar një lajm tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Megjithëse shpesh është përmendur për të marrë drejtimin e Partizanit, duket se ambiciet e tij shkojnë shumë lart deri në Serie A. Në një intervistë për “Sport News“, Bogdani njofton se është në bisedime me klubin e Salernitanës, e cila këtë sezon luan në elitën e futbollit italian.

“Faktikisht janë në bisedime këtu me ekipin e Salernitanës, sepse ka ndryshuar shumë gjëra.

Ka ndryshuar presidenti, ka ndryshuar drejtori sportiv dhe jam në bisedime. Shpresoj ta gjej veten time sa më shpejt.

E rëndësishme është që po fokusohem te projekti. Mendoj që te një projekt sa më i mirë dhe më afatgjatë, aty do e gjeja më mirë veten time. Megjithatë jamë në bisedime dhe shpresoj sa më shpejt të jem afër botës së futbollit. Gjithë jetën time ka qenë pasioni im. Jam i dashuruar me futbollin“, zbulon Erjon Bogdani. /Gazeta Sinjali Sporti/