Sheikët e Arabisë Saudite tani zyrtarisht janë drejtuesit e rinj të skuadrës angleze, Newcaslte United.
Premierliga para pak çasteve ka konfirmuar që Mike Ashlay (presidenti i vjetër) ka shitur klubin.
Tani, në krye të Newcastle janë sheikët e Arabisë Saudite që pritet të bëjnë ndryshime drastike në skuadër.
“Newcastle United dhe St James Holdings zgjidhen mosmarrëveshjen mbi marrjen e klubit, i cili është tashmë i shitur”, shkruhet në komunikatë.
OFFICIAL: Newcastle United’s Saudi Arabia-backed takeover has been completed ???? pic.twitter.com/epraQN17ue
— Goal (@goal) October 7, 2021
Kujtojmë, se fondi i drejtuesve të rinj është plotë 380 miliardë dollarë. /Gazeta Sinjali Sporti/