image Formacionet zyrtare, Newcastle - Arsenal

Futboll

Formacionet zyrtare, Newcastle – Arsenal

news image

Pasditen e sotme do të zhvillohet një derbi i nxehtë në Angli.

Newcastle do ta mirërpret në shtëpi skuadrën e Arsenal, me fillim nga ora 17:30.

Vendasit kanë pasur një sezon ‘përrallor’ këtë sezon, duke u gjendur aktualisht në pozitën e 3-të me 65 pikë të mbledhura, për të qëndruar vetëm prapa ndaj Man City dhe Arsenal.

‘Gunners’ ndërkohë po mbajnë ende shpresa për titull, pavarësisht se Man City tani është shkëputur në 4+ pikë në tabelë.

Një fitore potenciale e londinezëve do të mbante ende gjallë shpresat për titull, ndërkohë që me një lëshim edhe këtë ndeshje, gjasat do të minimizoheshin edhe më tepër.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Newcastle XI: Pope; Trippier, Schär, Botman, Burn; Bruno G., Willock, Joelinton; Murphy, Isak, Wilson.

Arsenal XI: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Zinchenko; Jorginho, Ødegaard, Xhaka; Saka, Martinelli, Jesus.

/GazetaSinjaliSport/