Paris Saint-Germain ka njoftuar se Lionel Messi do ta humbasë përballjen e radhës, raporton Sinjali Sport.
Skuadra parisienë konfirmoi lajmin se Messi ka pësuar një lëndim në gjurin e tij.
Poashtu klubi francez potencoi edhe futbollistët e tjerë që do mungojnë për ballafaqimin e nesërm ndaj Metzit.
“Lionel Messi, pas goditjes së marrë në gjurin e tij të majtë, bëri një MRI këtë mëngjes e cila konfirmon shenjat e kontuzionit të kockave, Marco Verratti rifilloi stërvitjen sot, Sergio Ramos vazhdon përgatitjen e tij individuale në fushë dhe Ismael Gharbi është në përgatitje individuale” thuhet në komunikatën e skuadrës.
Le point médical avant #FCMPSG ????@Aspetar
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 21, 2021