Mesfushori sulmues shqiptar, Regi Lushkja është prezantuar te skuadra e njohur moldave Sheriff Tiraspol.
Palët kanë nënshkruar kontratën sot, ndërsa shqiptari tani zyrtarisht është anëtar i plotë i Sherifit Tirapsoli.
Regi Lushkja ka lindur më 17 maj 1996 në qytetin e vogël të Kavajës, jo shumë larg Durrësit.
Fillimi i karrierës së tij profesionale u bë në klubin Besa, ndërsa pesë vitet e fundit luajti për FC Laçin, ku i zhvilloi mbi 200 ndeshje.
Lushkja ka luajtur te grupmoshat e Shqipërisë, ndërsa ka eksperiencë në garat ndërkombëtare.
Te Sheriff mesfushori Lushkja do të gjejë Basid Khalidin që ka luajtur te Tueta në Shqipëri. /Gazeta Sinjali Sporti/