image Myrto Uzuni transferohet te skuadra spanjolle

Futboll

Myrto Uzuni transferohet te skuadra spanjolle

news image

Tjetër futbollist shqiptar do të luajë në La Ligan spanjolle, shkruan Sinjali Sport.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka nënshkruar me skuadrën e Granadas, raporton gazetari kosovar, Arlind Sadiku.

Menaxheri i Uzunit ia ka konfirmuar lajmin gazetarit kosovar për transferimin e tij në Spanjë.

Skuadra e Granadas do të paguajë 3.5 milionë euro ekipit hungarez, Ferencvaros, për transferimin e Uzunit.

Ylli i kuqezinjve ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga elita spanjolle, për zyrtarizim duhet të presim deri nesër, momenti kur Granada do të njoftojë në ditën e fundit të merkatos.  /Gazeta Sinjali Sporti/