image Zyrtare: Lukaku, lojtar i Chelsea

Futboll

Zyrtare: Lukaku, lojtar i Chelsea

news image

Romelu Lukaku edhe zyrtarisht është lojtar i Chelsea.

Blutë e Londrës e kanë kthyer në ekip sulmuesin pas një sezoni të mirë që pati në Serie A

Chelsea e ka kompletuar nënshkrimin me Romelu Lukaku nga Interi për 98 milionë funte, apo 115 milionë euro duke e kthyer atë në Stamford Bridge pas dy sezoneve që pati në Serie A.

Lukaku, i cili luajtur për Blutë në vitin 2011 dhe 2014, ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me kampionët e Europës dhe do të shihet se a do të mbetet në Londrën perëndimore deri më 2026.

Interi fillimisht nuk deshi t’i ndajë rrugët me asetin e tyre kryesor, por nuk arriti që ta refuzojë ofertën joshëse të Chelsea derisa klubi i tyre po kalon në një krizë financiare. 28 vjeçari është zyrtarizuar sot para fillimit të sezonin 2021-22 në Angli.

“Jam i lumtur dhe i bekuar që jam kthyer në këtë klub të mrekullueshëm”, tha Lukaku në një deklaratë për faqen e klubit. “Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua: Si fëmijë erdha këtu dhe ju me mësuat të luajë, tani po kthehem si një lojtar shumë më i pjekur dhe me përvojë shumë më të madh”.

“Marrëdhëniet që kam me këtë klub do të thonë shumë për mua, siç e dini. E kam mbështetur Chelsea si fëmijë dhe tani jam kthyer dhe do të përpiqem t’i ndihmojë ata që të fitojnë sa më shumë tituj”. /Gazeta Sinjali Sporti/