image Derbi anglez, formacionet zyrtare: Chelsea - Liverpool

Futboll

Derbi anglez, formacionet zyrtare: Chelsea – Liverpool

news image

Chelsea dhe Liverpool do të zhvillojnë derbin e xhiros hapëse të edicionit të ri këtë të dielë.

Secila nga gjashtë takimet e fundit të ligës dhe kupës midis Chelsea dhe Liverpool kanë përfunduar baras, duke përfshirë dy finalet e kupave vendase në 2022, të dyja të fituara më pas nga Liverpool në penallti.

Ndërkohë që katër përballjet më të fundit kanë përfunduar 0-0 – asnjë ndeshje në historinë kompetitive të futbollit anglez nuk ka përfunduar pa gola pesë herë radhazi.

Chelsea ka rekordin si skuadra që ka arritur më së shumti fitore dhe pikë në xhiron hapëse të sezonit në Premier League, ndërkohë Liverpool nuk ka humbur sfidën hapëse në asnjërën nga 10 sezonet e fundit, duke e bërë për herë të fundit në humbjen 3-0 ndaj West Brom më 2012.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Chelsea XI: Sánchez; Disasi, Silva, Colwill; James, Gallagher, Enzo, Chukwuemeka, Chilwell; Sterling, Jackson.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Mac Allister, Szoboszlai, Gakpo; Salah, Jota, Díaz.

/GazetaSinjaliSport/