image Dy gola të shënuar dhe dy të anuluar, Chelsea dhe Liverpool shkojnë në pushim në 'paqe'

Futboll

Dy gola të shënuar dhe dy të anuluar, Chelsea dhe Liverpool shkojnë në pushim në ‘paqe’

news image

Ka përfunduar pjesa e parë mes Chelseas dhe Liverpoolit, ndeshje që i përket xhiros hapëse të edicionit 2023-24 në Premier League.

Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1, teksa u panë dy gola të anuluar, nga një për secilën skuadër.

Anësori kolumbian, Luis Diaz zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, pas një asistimi fantastik nga Salah.

Ky njëherit ishte goli i parë i shënuar mes Chelsea dhe Liverpool në 453 minuta, pas katër përballjeve paraprake të përfunduara me rezultat të barabartë pa gola, shkruan Sinjali Sporti.

‘Të Kuqtë’ shënuan edhe një herë tjetër, këtë herë me anë të vet Salah, megjithatë pas rishikimit nga VAR goli u anulua, duke mbetur vetëm avantazhi minimal.

E skuadra londineze iu kundërpërgjigj Liverpool, duke e barazuar rezultatit me anë të qendërmbrojtësit të transferuar këtë merkato, Axel Disasi në minutën e 37-të, pas një asistimi nga Chilwell.

Vetëm dy minuta më vonë, Chilwell i dha avantazhin skuadrës së tij, por edhe ky gol u anulua, gjithashtu për pozicion të parregullt.

Në fund epilogu pas 45 minutave të parë mbetit me vetëm dy gola të shënuara, nga një për secilën skuadër.

/GazetaSinjaliSport/