Toronto FC ka njoftuar zyrtarisht se kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne ka nënshkruar për klubin MLS dhe do të bashkohet në korrik si agjent i lirë.
Kontrata e tij me klubin italian do të skadojë më 30 qershor, pasi Napoli ofroi një zgjatje vetëm nëse ai merr një ulje të konsiderueshme të pagës.
“Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë”, tha presidenti i Toronto FC Bill Manning në faqen zyrtare të internetit.
“Lorenzo është një lojtar sulmues i klasit botëror në kulmin e karrierës së tij. Ai ishte kampion i Evropës me Italinë dhe ka performuar në skenat më të mëdha gjatë karrierës së tij në klub me Napolin.
“Lorenzo ka talentin për të ndryshuar lojërat. Ai e luan lojën me gëzim dhe pasion, dhe tifozët dhe mbështetësit tanë do të pëlqejnë ta shikojnë atë si një anëtar i ekipit tonë”, deklaroi ndër të tjerash presidenti i klubit kanadez.
NEWS | Toronto FC sign Italian National Team star Lorenzo Insigne
— Toronto FC (@TorontoFC) January 8, 2022
????➡️ https://t.co/pgq3Uu7PTp@Lor_Insigne | #TFCLive pic.twitter.com/OmPA67DyOY
Bëhet fjalë për një marrëveshje parakontrate për një marrëveshje katërvjeçare që fillon nga 1 korriku 2022.
Raportohet se Insigne do të fitojë 11.5 milionë euro bruto për sezon, plus deri në 4.5 milionë euro në sezon bonuse të lidhura me performancën. /Gazeta Sinjali Sporti/