Florent Hasani është larguar nga klubi hungarez Diosgyori VTK, transmeton Sinjali Sport.
Klubi përmes një njoftimi kanë falënderuar Hasanin për kohën e qëndrimit atje.
“Florent Hasani, futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës, u largua nga Diósgyőrből sot. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për klubin! Ju urojmë fat në karrierën tuaj të ardhshme!”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare në Facebook.