image ZYRTARE: Challandes fton edhe dy lojtarë tjerë për ndeshjet në Antali

Futboll

ZYRTARE: Challandes fton edhe dy lojtarë tjerë për ndeshjet në Antali

news image

Me lirimin e katër futbollistëve të Prishtinës, përzgjedhësi Bernard Challandes tani duhet ta kompletojë sërish listën për dy miqësoret e tjera të qershorit që do i luajë në Antali të Turqisë, transmeton Sinjali Sport.

Në fakt, Challandes ka ftuar dy yjet e Stade Lausanne, Mersim Asllanin dhe Lavdrim Hajrulahun.

Dy lojtarët me të ardhme të ndritshme do përfaqësojnë “Dardanët” për herë të parë në karrierë.

Këtë e ka konfirmuar klubi i tyre përmes një komunikate në rrjetin social ‘Twitter’.

“Lojtarët tanë të rinj Mersim dhe Lavdim, janë zgjedhur nga Kombëtarja A e Kosovës. Urime!”, shkruhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali Sporti/