image Boksierëve të Kosovës nuk u lejohet hyrja në Serbi

Sporte Luftarake

Boksierëve të Kosovës nuk u lejohet hyrja në Serbi

news image

Boksierët e përfaqësueses së Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë për shkak të simboleve shtetërore që kishin në veshjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.  

Ata janë nisur për në Beograd, ku Kosova duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, që fillon më 24 tetor. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli tha për Gazetën Sinjali se, atyre iu është kërkuar t’i lënë në kufi uniformat me shenjat e Kosovës, si kusht për të hyrë në Serbi.

Nga ora katër e mëngjesit kemi dalur në kufirin tonë sepse zyrtarët kufitar në anën e Serbisë nuk na lejuan të kalojmë shkaku i simboleve të Kosovës, në tutat sportive dhe fanellat tona. Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Mirëpo ne nuk pranojmë të marrim pjesë ndryshe veçse me simbolet e shtetit tonë. Tani jemi në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe komitetin ndërkombëtar. Ata na kanë thënë se do të flasin me autoritetet serbe dhe derisa të marrim përgjigje po presim këtu në kufi”, tha Demolli.

Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, janë tre boksierët që do të përfaqësojnë Kosovën Botëror.

Ende sportistët e Kosovës nuk kanë garuar në ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në territorin e Serbisë, nëse boksierëve ju lejohet hyrja në Serbi, atëherë kjo do të ishte hera e parë. /Gazeta Sinjali Sporti/