image ZYRTARE: Llapi transferon mesfushorin meksikan

Futboll

ZYRTARE: Llapi transferon mesfushorin meksikan

news image

Llapi ka konfirmuar transferimin e mesfushorit ofensivë, Francisco Tivera, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.

Rivera ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe Llapi e sheh si përforcimi i duhur për garat evropiane.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Francisco Rivera përforcon Llapin

Mesfushori ofensiv bashkohet me klubin para fillimit të përgatitjeve për garat evropiane dhe nënshkruan kontratë 1 vjeçare!

Podujevë, 6 qershor 2021 – Skuadra e Llapit është përforcuar me mesfushorin nga Meksika, 26 vjeçarin Francisco Rivera. Sot klubi dhe futbollisti arritën akordin për bashkëpunim deri më 2022.

Francisco Rivera, i lindur më 23.09.1994 në San Luis Potosí. 26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mineros de Zacatecas me të cilët pati 20 paraqitje, 4 gola e 1 asistim, ndërsa në total për këtë klub numëron gjithsejt 71 paraqitje, 6 gola e 6 asistime. Klubet tjera ku Francisco Rivera ka bërë karrierë janë: CF América, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, CF Atlante, Querétaro FC dhe Tiburones Rojos de Veracruz.

Francisco Rivera përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve evropiane dhe kampionatit të ri. Rievera shihet si përforcim që do t’i ndihmoj skuadrës të ketë paraqitje të mira në Evropë si dhe në kampionatin e ri të Superligës”, shkroi klubi në komunikatë.

/Gazeta Sinjali Sporti/