image Zyrtare: Llapi përforcohet me sulmuesin 19 vjeç, nënshkruajnë deri në vitin 2026

Futboll

Zyrtare: Llapi përforcohet me sulmuesin 19 vjeç, nënshkruajnë deri në vitin 2026

news image

Llapi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut të talentuar, Ismet Hamdi.

Hamdi që ishte pjesë e Gjilanit ka nënshkruar për katër vite me skuadrën e Tahir Batatinës.

Këtë e konfirmoi skuadra e Llapit përmes një komunikate zyrtare në “Facebook”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“????????????ë???????????????????????? ????ë ???????????????????? ????????????ë ???????????????????? ????????????????????!

Podujevë, 5 janar 2022 – Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19 vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi.

Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.

19 vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.

Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026”, shkruhet në komunikatë.

 /Gazeta Sinjali Sporti/