image Arrestohet sulmuesi i Prishtinës, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar - Sinjali

Arrestohet sulmuesi i Prishtinës, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar

news image

Sulmuesi i KF Prishtina është arrestuar të enjten nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

Kjo u bë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë të Kosovës, mirëpo nuk janë shpalosur shumë detaje.

Drejtori i klubit kryeqytetas, Artan Osmanin, tha se John dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të trafikuar nga persona të tjerë.

“Sipas avokatit dyshohet se Otto John ka pasë marrëdhënie seksuale me një vajzë, e cila ka qenë viktimë e trafikimit nga persona të tjerë. Otto ka deklaruar se nuk e njeh dhe nuk i ka pa kurrë, as viktimën me të cilën pretendohet se ka pasë marrëdhënie dhe as me personat e tjerë, të cilët janë të dyshuar si trafikantë”, tha Osmani për Express.

Sulmuesi nigerian pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Kurse, Osmani bëri të ditur se ai nesër do të dalë para trupit gjykues.

“Kam tendencë me besu sepse e di që janë në situatë shumë të vështirë financiare të gjithë lojtarët për shkak të vonesave në paga. Por, të shohim nesër. As nuk kemi më shumë informata”, tha drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani.

Vlen të theksohet se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin