image E thotë qartë Pires: Benzema sulmuesi më i mirë në botë

Futboll

E thotë qartë Pires: Benzema sulmuesi më i mirë në botë

news image

Sipas Robert Pires, nuk ka sulmues më të mirë në futbollin botëror për momentin se gjuajtësi i Real Madridit, Karim Benzema.

Ky është këndvështrimi i Robert Pires, i cili beson se ka më shumë për të pritur nga 34-vjeçari, pasi ai drejton sulmin e Real Madrid drejt titullit rekord të 35-të të La Liga.

Pires, duke folur ekskluzivisht për zyrtarë të LaLiga Global Partners LiveScore në rolin e tij si ambasador zyrtar i LaLiga-s, tha: “Karim Benzema është një lojtar i mrekullueshëm. Ai është si një verë që piqet me kalimin e moshës, duke u bërë gjithnjë e më mirë“.

Unë gjithmonë u them tifozëve, kur kemi lojtarë si Karim, thjesht duhet të kënaqemi duke i parë ata duke luajtur“, vazhdoi tutje.

Pires përfundoi duke thënë: “Unë do të thoja se ai dhe Robert Lewandowski ndajnë renditjen nr 1 si sulmuesit më të mirë në botë për momentin”.

/GazetaSinjaliSporti/