image Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në Missouri

Botë

Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në Missouri

news image

Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.

Personi i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore Visual & Performing Arts pak pas orës 09:00.

Dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari, raporton BBC.

Dëshmitarët thonë se jetët u shpëtuan pasi arma e të armatosurit u bllokua në mes të sulmit.

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se pas ndërhyrjes kanë arritur të qëllojnë sulmuesin, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë.

Sipas policisë, i dyshuari ishte rreth të 20-ve, i cili hapi zjarri mbi nxënësit e shkollës së artit në Missouri.

/GazetaSinjali/