Llapi nga Podujeva përforcon radhët me synime që të janë më të kompletuar për pjesën e dytë të kampionatit.
Llapjanët pretendojnë trofe, përveç mbrojtjes së trofeut të Kupës, synojnë edhe titullin e kampionit.
“Ish-anëtari i Dritës dhe së fundmi Prishtinës ndërron klubin por jo edhe ngjyrat bardhekaltër!
Mesfushori 19 vjeç, Olti Mehmeti nga sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e jona dhe në praninë e Presidentit të klubit, z. Beqir Batatina ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë me klubin. Mesfushori gjilanas së fundmi ishte pjesë e kampionit aktual, FC Prishtinës, ndërsa është produkt nga Akademia e Dritës me të cilët kishte debutuar si 18 vjeçar në ekipin e parë.
Olti Mehmeti, i lindur më 29.04.2002, 19 vjeç, i gjatë 1.89 m. Mesfushor qendror por që mund të luaj edhe si mesfushor defanziv. Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e dy klubeve, Dritës dhe Prishtinës.
Klubit tonë i bashkangjitet si një futbollist i ri me potencial për t’iu dhënë hapësira e nevojshme që të tregoj cilësitë në fushë.
Olti ka premtuar se do ta jap më të mirën nga vetja e tij për ta shpaguar besimin e klubit”, njofton FC Llapi.