image Zyrtare: Legjenda e Arsenalit emërohet trajner në vend të Emeryt

Futboll

Sport/ Zyrtare: Legjenda e Arsenalit emërohet trajner në vend të Emeryt

news image

Freddie Ljungberg është emëruar trajner i përkohshëm i Arsenalit.

Me herët gjatë ditës, Arsenali vendosi të shkarkojë trajneri Unai Emery, si shkak i rezultateve të dobëta.

Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur pasuesin e tyre të përhershëm vetëm atë të përkohshëm.

Sipas njërit nga drejtuesit e klubit, Josh Kroenke, legjenda Ljungberg është emëruar si trajner momental.

“Ne kemi kërkuar që Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Kemi besim të plotë tek Fredi për të na çuar përpara”./Gazeta Sinjali/