image ZYRTARE: Lazio transferon Pedron nga rivali më i madh i tyre, Roma

Futboll

ZYRTARE: Lazio transferon Pedron nga rivali më i madh i tyre, Roma

news image

Lazio edhe zyrtarisht ka konfirmuar transferimin e Pedro Rodriguez, raporton Sinjali Sport.

“I Biancocelesti” përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter” zyrtarizoi veteranin spanjoll.

Pedro nuk largohet as nga Italia e as nga kryeqyteti, duke nënshkruar nga Roma te rivali më i madh i saj, Lazio.

34-vjeçari u prezantua me fanellë dhe shallë të Lazios, derisa ai do ta mbajë fanellën me numër 9 për gjatë sezonit të ri.

Ish futbollisti i Chelseat dhe Barcelonës, te skuadra e re do luajë përkrah futbollistëve shqiptarë, Vedat Muriqi, Thomas Strakosha dhe Riza Durmishi. /Gazeta Sinjali Sporti/