La Liga ka njoftuar se tani ka raportuar Paris Saint-Germain në UEFA për shkak të marrëveshjes së Kylian Mbappé.
Federata Spanjolle është shprehur e nervozuar për mënyrën se si PSG arriti të bindë Mbappen të qëndrojë në klub, duke vendosur kështu të ndjek procedurat ligjore.
“Ky është një skandal. Tani do ta raportojmë PSG-në tek UEFA, autoritetet franceze dhe autoritetet e BE-së”, është thënë në komunikatën zyrtare të La Ligas.
Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re tre-vjeçare me PSG-në ku pritet të përfitojë plot 100 milionë euro në sezon, teksa do të ketë edhe një rol kyç në transferimet dhe shitjet në klub.