Jordi Cruyff nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm te FC Barcelona. Klubi përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se drejtori aktual sportiv nuk do të vazhdojë në detyrën e tij nga 30 qershori.
Pavarësisht se Xavi kishte bërë presion që Cruyff të konfirmohej në detyrë pas lamtumirës së Mateu Alemany, njeriu i tij i besuar nuk do të vazhdojë në klub.
Arsyetimi i largimit të tij ishte se dëshiron të ndërmarrë projekte të reja profesionale.
Në dy sezonet e tij në klubin katalanas, puna e Jordi Cruyff ka qenë shumë e vlefshme në rindërtimin e ekipit të parë.
Përveç kësaj, ai ka qenë një person shumë i afërt me trajnerët dhe stafin teknik që ka pasur klubi. Largimi i tij vije pak ditë pas njoftimit për largim të Aleman.
Dy drejtorët ishin zyrtarët më të afërt me Xavin. Largimi i tyre po shihet si lajm tejet dëshpërues për Barcelonën.